E ardhmja e Mkhitaryan vihet në dyshim te Roma, armeni pritet të kthehet te “Topçinjtë”

ihet gjithnjë e më tepër në dyshim e ardhmja e Henrikh Mkhitaryan te Roma. I huazuar për një sezon nga Arsenali, fantazisti armen pritet të rikthehet te “Topçinjtë” jo vetëm për çështje kontraktuale, ku nuk parashikohet e drejta e blerjes nga Roma, por edhe për dëshirën e trajnerit Mikel Arteta.

Ky i fundit u shpreh hapur se i pëlqen të ketë në skuadër një lojtar si Mkhitaryan, të cilin e njeh mirë dhe që sipas tij përshtatet me çdo stil loje.

31-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Arsenalin dhe nëse rikthehet për të qëndruar te “Topçinjtë” nuk përjashtohet as rinovimi i kontratës.


Shtuar 8.03.2020 12:55