Pompeo bën deklaratën e fortë: Nuk e përjashtoj kandidimin për president të SHBA-ve

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në tryezën e 26 të Economist të mbajtur në Lagonisi foli edhe për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Pompeo e cilësoi takimin e NATO-s si të shkëlqyer, ndërsa u shpreh se fakti që presidenti turk Erdogan doli pro aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO është diçka pozitive.

Ish-sekretari amerikan i shtetit theksoi se lufta në Ukrainë nuk u zhvillua në mendjen e presidentit rus më 24 shkurt, por ekzistonte për dekada dhe Perëndimi e bëri të mundur përmes politikave të tij energjetike.

Ndërsa u shpreh se marrëdhëniet greko-turke kanë një të kaluar jo të lehtë.

“Shtetet historikisht kanë pasur konflikte. Është e rëndësishme që ato të zgjidhen me dialog dhe pa përdorimin e forcës.

Duke iu referuar marrëdhënieve Greqi-SHBA, ai vuri në dukje se Departamenti i Shtetit ka një ekip të shkëlqyer në Athinë që nxit bashkëpunim në mbrojtje .

Ndër të tjera ai tha se po mendon të riaktivizohet politikisht në zgjedhjet e ardhshme në SHBA dhe madhe të kandidojë për presidencën amerikane në vitin 2024, pavarësisht se kush do të jetë i nominuar, ndërsa sqaroi se vendimin përfundimtar do ta marrë në fillim të vitit të ardhshëm.