Edhe Roma në garë me Milanin, Mourinho kërkon Armando Brojën

Garës për futbollistin shqiptar Armando Broja i është bashkuar edhe ekipi i Romës.

Sipas gazetarit sportiv Gianluca Di Marzio, trajneri i Romës, Jose Mourinho kërkon të përforcojë sulmin duke marrë talentin 21-vjeçar, pas dëmtimit të Tammy Abraham.

Në garë për Brojën është edhe ekipi i Milanit, ndërsa mediat britanike shkruajnë se Mauricio Pochettino ka vendosur të pezullojë momentalisht çdo marrëveshje për Brojën, pasi po shikon mundësinë që ta mbajë te Chelsea.

Trajneri i ekipit anglez thuhet se ka plane për Brojën, i cili e mbylli sezonin e kaluar herët, pas një dëmtimi në këmbë.


Shtuar 16.08.2023 20:43