Zyrtari perëndimor: Dorëheqja e këshilltarit të Putinit për pushtimin në Ukrainë është “inkurajuese”

Dorëheqja e Anatoli Chubais, një i dërguar i posaçëm i Kremlinit dhe këshilltar i Vladimir Putinit është “inkurajuese”, por nuk ka gjasa të shkundë kontrollin e fortë të presidentit rus në pushtet, ka thënë një zyrtar perëndimor.

Zyrtari tha se largimi i Chubais, arkitekti i reformave ekonomike të Rusisë post-sovjetike, i cili dikur shërbeu si shef i stafit të ish-presidentit Boris Yeltsin, ishte një “deklaratë e rëndësishme”,  por se ai ishte “relativisht i lartë në listën” e njerëz që mund të bëjnë një hap të tillë.

“Unë mendoj se është inkurajuese që ka anëtarë të lartë të klasës politike ruse që po bëjnë gjëra të tilla, por nuk më çon në një përfundim se kjo në asnjë mënyrë është duke minuar sigurinë e Putinit dhe regjimit të tij, duke pasur parasysh kontrollin e hekurt që ai mban së bashku me ata që janë në qendër të pushtetit të tij”, tha zyrtari, në kushte anonimiteti.

“Por megjithatë, unë mendoj se është një deklaratë inkurajuese që një figurë e tillë do ta bënte këtë lëvizje”./albeu.com