Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, burrë e grua dërgohen me urgjencë në spital

Një automjet i drejtuar nga një shtetase kosovare ka dalë nga rruga.

Nga shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me kanalin kullues të autostradës e me pas mjeti ka përfunduar mbi 50 metra në një tokë.

Ndërkohë në automjet ka qenë edhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit.

Të dy janë dërguar në urgjencen e spitalit të Kukësit.

Aksidenti ka ndodhur afër mbikalimit që të dërgon për tek aeroporti i Kukësit.


Shtuar 17.06.2022 18:00