Tradita e re në shkolla, nxënësit nisin javën me himnin kombëtar, Rama publikon videon

Çdo të hënë mësimi në shkollat e Shqipërisë nis me himnin kombëtar.

Kjo është  tradita e re, që ka filluar të aplikohet  në shkollat e vendit tonë .

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar në Facebook një video me traditën e re, ku nxënësit nisin javën me  himnin kombëtar.

Vendimi që himni kombëtar të këndohet në shkolla u mor nga qeveria, në ditën që shënoi  555-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu./Albeu.com/

 

 

 

 

 


Shtuar 20.02.2023 08:29