Lewandowski i thotë “po” Barçës

Sulmuesi polak po i afrohet Barcelonës. Sipas Sport, Robert Lewandowski ka komunikuar predispozitën e tij për të mbërritur te Barcelona dhe kjo e bën atë të vendoset si prioritet për skuadrën nga Camp Nou.

Kjo gazetë siguron se marrëdhëniet e tij me Bayernin janë përkeqësuar dhe se ai konsideron se cikli i tij në Mynih ka përfunduar.

Lewandowski kushton 65 milionë euro, por Desti, i cili është objektivi i Bayernit, mund të shërbejë për ta bërë operacionin më të lirë. /albeu.com/


Shtuar 2.04.2022 12:33