Policia zbarkon në Krujë, kontrolle në banesën e ish-deputetit Rrahman Rraja

Policia ka zbarkuar këtë të mërkurën në Krujë. Ata po zhvillojnë kontrolle në banesën e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Kontrollet zhvillohen me qëllim gjetjen e personave të shpallur në kërkim pas dhunës në Borizanë ndaj dy kushërinjve Maja, për guroren.

Personat e shpallur në kërkim janë, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut në një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë, ku anëtarë të fisit Rraja në grup mësynë lokalin dhe goditën me shkopinj gome dhe shkopa bejsbolli Bilbil dhe Jashar Maja teksa ata ishin ulur në një tavolinë me inxhinierin e gurores për t’i kërkuar atij që shpërthimet të bëheshin më të kontrolluara pasi banesat e tyre po dëmtoheshin.

Kujtojmë se dhuna pasoi në dorëheqjen e deputetit Rraja dhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Në vend të Çuçit është emëruar Taulant Balla, ndërsa ish-deputetin socialist e ka zëvendësuar në Kuvend, Arkend Balla. /albeu.com


Shtuar 19.07.2023 11:03