Reja publikon listën për dy miqësoret, janë tre debutues

Shqipëria do të ketë risi të mëdha për dy ndeshjet miqësore të Marsit. Fillimisht me Spanjën e më pas me Gjeorgjinë, trajneri Reja mund të mbështetet te legjionarët por edhe tek disa të rinj të talentuar që janë grumbulluar për herë të parë me kombëtaren kuqezi.

Debutuesit këtë herë do të jenë tre duke filluar me portierin Elhan Kastrati, i cili aktivizohet në Serinë B italiane me Çitadelën, mesfushori Kristjan Asllani, që po shkëlqen në Serie A me Empolin dhe mbrojtësin Adrian Bajrami të Benfikës. Mbrojtësi 19-vjeçar ishte grumbulluar fillimisht me ekipin Kombëtar U-21, por pas bisedës mes stafeve teknike u vendos që të kalojë te ekipit Kombëtar A.

Ndërkaq, rikthehet me kuqezinjtë sulmuesi Giacomo Vrioni, i cili po kalon gjithashtu një formë të mirë me klubin në Bundesligën austriake, së bashku me mbrojtësin Ivan Balliu, që ka munguar te kuqezinjtë në takimet e fundit për shkak të probleme fizike.

Reja publikon listën për dy miqësoret. Janë tre debutues, ka

Shqipëria do të luajnë me Spanjën në Barcelonë më 26 mars miqësoren e parë dhe më 29 mars do të presë Gjeorgjinë në “Air Albania” në miqësoren e dytë të këtij muaji.

Reja publikon listën për dy miqësoret. Janë tre debutues, ka

 


Shtuar 19.03.2022 12:08