Shembet hoteli i përdorur si karantinë nga koronavirusi, humbin jetën 7 persona (FOTO LAJM)

Hoteli i përdorur si karantinë kundër koronavirusit u shemb mbrëmjen e së shtunës në Kinën juglindoree si pasojë kanë humbur jetën shtatë persona.

Sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave tetëdhjetë njerëz ishin brenda ndërtesës kur ajo u rrëzua. Nëntë dolën në kohë, ndërsa rreth 70 vetë u bllokuan. Prej tyre, 43 janë tërhequr nga rrënojat dhe 28 nuk janë gjetur ende.

Departamenti i Zjarrfikësve I Fujianit dërgoi më urgjencë në vendngjarje mbi 1.000 zjarrfikës e punonjës emergjence, të cilët kanë punuar gjatë natës për të gjetur të mbijetuar.

“Jemi duke përdorur instrumente të zbulimit të jetës për të monitoruar shenjat jetësore si dhe mjeteve profesionale të hyrjes me forcë. Po bëjmë çmos për të shpëtuar njerëzit e bllokuar”, tha Guo Yutuan, drejtuesi i njësisë së lëvizsshme të detashuar departamentit lokal të policisë.

Mes të shpëtuarve ishte një djalë i ri, babai dhe nëna e tij. Familja u dërgua në spital. 58 nga njerëzit në hotel ishin në karantinë; ata qenë testuar e kishin rezultuar negativë ndaj koronavirusit. Pronari i ndërtesës është vënë në pranga, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua. Godina ishte një strukturë çeliku shtatëkatëshe, e ndërtuar në vitin 2013 dhe e kthyer në një hotel në vitin 2018. Në muajin janar, pronari kishte nisur rinovimin e katit të saj të parë.


Shtuar 8.03.2020 09:52