Plagosi vëllanë me mjet prerës, arrestohet 24-vjeçari në Paskuqan

Një 24-vjeçar është arrestuar në Paskuqan, pasi plagosi me mjet prerës vëllanë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, teksa i plagosuri është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. Xh., 24 vjeç, banues në Paskuqan, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet prerës, vëllain e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.


Shtuar 7.05.2023 13:13