Messi, Hazard, por jo Mbappe, Neymar përmendi 5 lojtarë që janë më teknikë se ai

Në një intervistë për Oh My Goal, Neymar iu kërkua të përmendte pesë lojtarë që i konsideron më të talentuar teknikisht se ai.

Sulmuesi i PSG-së u përgjigj: “Më teknik se unë? Nuk e di nëse mund t’i përgjigjem kësaj.

E konsideroj veten një nga lojtarët më teknikë në futbollin modern, shkruan albeu.com.

Por unë do të emëroja Messin, Hazard, De Bruyne, Verratti, a më mungon akoma një? Thiago.

Interesant është fakti se Neymar nuk e përmendi emrin e Cristiano Ronaldos dhe as shokun e tij të skuadrës Kylian Mbappe. /albeu.com/


Shtuar 28.06.2022 20:55