“Ballkani i Hapur”, Rama, Kovaçevski dhe Vuçiç takohen në Itali

Kryeministri Kovaçevski ka njoftuar se në Veronë të Italisë në kuadër të një panairi është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama për të këmbyer qëndrimet për Ballkanin e Hapur.

Sipas Kovaçevskit bashkërisht është rëndë dakord që nga kjo verë mundësia e qytetarëve për qasje të lirë në tregjet e punës në tre vendet bëhet realitet.

Sipas tij qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë mund të punojnë në secilën prej këtyre shteteve pa pasur nevojë për leje të punës.

E drejta e punës sipas kryeministrit do të merret përmes numrit identifikues të Ballkanit të Hapur dhe numrit të vetëm amë për të huajt të dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme pas kontrolleve përkatëse.

Pas nisjes së realizimit të marrëveshjeve personave që do të marrin numrin identifikues do t’u mundësohet qëndrim pa pengesë prej dy vitesh, në periudhë në të cilën kanë të drejtë edhe pune.

Kovaçevski thotë se Ballkani i Hapur sjellë mundësi të hapura për zhvillimin e rajonit sipas standardeve evropiane./Albeu.com/