Pogba, më i paguari në Premierligë?

Situata e Paul Pogba te Manchester United mund të pësojë një kthesë radikale. E ardhmja e francezit dukej se po largohej gjithnjë e më shumë nga Old Trafford , pasi ai përfundon kontratën në qershor dhe kishte refuzuar ofertat e fundit për rinovim kur nuk arriti shumat e dëshiruara.

Por, siç raportohet nga gazeta britanike The Sun , “Djajtë e Kuq” mund të bëjnë një përpjekje të fundit për francezin: “Manchester United i ka ofruar Paul Pogba një kontratë të re me 500,000 paund në javë “.

Domethënë, Pogba mund të kalojë nga largimi me kosto zero nga Manchestari në më të paguarin e Premier League . Megjithatë, kjo media pohon se lojtari nuk ka vendosur ende nëse do të nënshkruajë një kontratë të re dhe Mino Raiola , agjenti i francezit, mund të negociojë me çdo klub një transferim të mundshëm në merkaton e verës, pasi ai ka hyrë në 6 muajt e fundit të marrëdhënies me të kuqtë. r.t/albeu.com