Një person i armatosur ka tentuar të hyjë në Drejtorinë e Hetimeve Kriminale në Athinë

Tensioni u ngrit jashtë godinës së Drejtorisë së Hetimeve Kriminale të Policisë Helenike pasi rreth orës 13:00 të ditës së sotme, një 40-vjeçar ka tentuar të kalojë hyrjen e pallatit, por është ndaluar nga rojet që ndodheshin aty.

Sipas Protothemës, ai vetë nuk e justifikonte dot në asnjë mënyrë praninë e tij aty, por këmbënguli të tentonte të kalonte. Në fakt, sipas informacioneve, ai dukej se ishte në një botë të tijën dhe po fliste në mënyrë të pakuptueshme. Gardianët i kërkuan të largohej nga vendi i ngjarjes, por ai nuk e bëri këtë dhe më në fund e arrestuan.

Më pas i riu është dërguar në komisariatin e Kolonos, ku gjatë kontrollit aty i është gjetur një armë, të cilën e posedonte ligjërisht. Autoritetet më pas e çuan në nëndrejtorinë e Sigurisë së Athinës për të verifikuar nëse licenca që ai ka është e ligjshme apo false.