Makina përplas motorin në Sarandë, drejtuesi dërgohet në spital

Aksidenti i ndodhur në qytetin e Sarandës ka dëmtuar mjetin dhe ka lënduar drejtuesin e motomjetit, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës.

Shtetasi me iniciale  K. Q., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin E. F., rreth 55 vjeç.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/ Informacion paraprak Më datë 03.06.2022, në fshatin Berdenesh, Sarandë, shtetasi K. Q., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin E. F., rreth 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 3.06.2022 20:17