Finalja e madhe e Champions, dalin formacionet e skuadrave, nuk ka surpriza te City dhe Inter

Kanë dalë formacionet zyrate të dy finalisteve të Champions League, teksa na ndajnë më pak se dy orë nga momenti i shumëpritur.

Kështu, nuk ka shumë surpiza për Guardiolën dhe në formacion nuk mungojnë të përhershmit Bernardo Silva, kapiteni Gundoga, Grealish dhe ai tek i cili i kanë sytë gjithë tifozët e “qytetarëve”, Haaland.

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi i është përgjigjur Guardiolës me Lautaro Martinez, Çalhanoglu e Brozoviç në fushë.

Formacionet e dy skuadrave:

Manchester City: Ederson, Ake, Dias, Akanji, Stones, Rodri, Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish, Haaland

Inter: Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco, Dzeko, Lautaro Martinez


Shtuar 10.06.2023 19:43