43-vjeçari në Pogradec rreh nënën dhe babanë

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 43 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/Albeu.com./


Shtuar 26.08.2023 15:33