“Fillime të reja”, cilat janë shenjat më me fat të javës që vjen

Hëna e re në shenjën e Virgjëreshës na fton të bëjmë fillime të reja.

Mësoni se cilat janë shenjat më me fat të javës së re.

Demi

Ankthi merr fund për Demin. Pengesat e Mërkurit retrograde, biznesi konfuz, keqkuptimet në shtëpi, gjithçka vjen duke u rregulluar dhe kështu Demi më në fund mund të bëjë atë që dëshiron, domethënë të shijojë jetën e tij të përditshme, të dalë, të bëjë pazaret që nuk ka bërë. Sepse çfarë është Demi nëse e shkëputni nga gëzimet e vogla materiale? Një qenie që kërkon dëshpërimisht kuptimin e jetës.

Virgjëresha

Për Virgjëreshën ka ardhur sezoni i rinovimit. Çfarëdo barre që ekzistonte nga e kaluara e afërt, çfarëdo që e shqetësonte, zakonisht pa arsye dhe me një dozë ekzagjerimi, çfarëdo që e mërziste dhe ia vështirësonte jetën e përditshme, lihet mënjanë. Ka ardhur koha për plane të reja, për ndryshime në pamje, të cilat Virgjëresha donte t’i bënte prej kohësh dhe hezitonte, dhe sigurisht aventura të reja dashurie.

Shigjetari

Ajo që po ndodh me Shigjetarin, i cili flet dhe askush  nuk e dëgjon, sepse fjalët e tij përmbajnë një romancë të paparë, duhet të ndalet në një moment. Në mjedisin e tij profesional, Shigjetari do të ketë shumë mundësi këtë javë për të dëshmuar se çfarë është, sa punë të vlefshme bën si dhe t’u bëjë të ditur atyre që janë sipër tij se është koha për atë promovim dhe rritje që ai është përpjekur për të marrë për një kohë të gjatë. Fillon një javë gjatë së cilës ai mund t’i arrijë të gjitha objektivat./Albeu.com

 


Shtuar 10.09.2023 21:11