Ligji i dosjeve, Alibeaj flet për dy amendamentet që ka dërguar në Kuvend: Qytetarët të informohet vetë, pa filtra e përpunime

Kreu i Grupit Parlametar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, po zhvillon një takim me intelektualët në lidhje me ligjin e hapjes së dosjeve që u miratua të enjten e shkuar.

Alibeaj u shpreh se grupi i tij në qershor k hartuar dy amendamente për dosjet e sigurimit të shtetit dhe i ka paraqitur në Kuvend në muajin korrik, të cilat përfshinin njëra që dosjet të mos ishin më sekret shtetëror dhe e dyta që dosjet të mund të aksesoheshin nga qytetarët përmes kërkesës së bërë autoritet të hapjes së dosjeve.

“Dosjet e sigurimit të shtetit, konsiderohen sekret shtetëror. 31 vite pas rënies së komunizmit, të gjitha të dhënat e prodhuar dhe lidhur me komizmit, janë konsideruar sekret shtetëror. Është i vërtetë fakti që në 2015 është miratuar një lidh që jepte një mundësi të brishtë për të njohur një pjesë të këtyre dosjeve. Shtetasit shqiptarë nuk kishin mundësi për të kërkuar dhe marrë kopje të dosjeve të sigurimit, përveç atyre që ishin persekutuar apo kishin lidhje me sigurimin. Grupi i PD-së, në qershor, filloi punën për përgatitjen e amendamenteve që të jepnin mundësi për hapjen e plotë të dosjeve. Ka dy elemente thelbësore. Amendamenti i parë; dosjet të mos jenë më sekret shtetërore. Në terma juridik, do të mjaftonte vetëm kjo, që automatikisht të klasifikohej i aftë për t’u aksesuar. Nuk u mjaftuam vetëm me kaq. Shtuam dh enjë tjetër: çdokush, jo vetëm viktimat e sigurimit, publiku ka të drejtë bazuar në lidhin për informim, të paraqesë një kërkesë te Autoriteti i Dosjeve të kërkojë inflamacion dhe kopje të dokumenteve të sigurimit të shtetit. Është e rëndësishme sepse viktimat kanë interesin e tyre të dinë se çfarë ka ndodhur me ta. Por përveç se individual, ka një nevojë të vetë shoqërisë shqiptare për të kuptuar dhje rikujtuar atë që ka qenë makineria kryesore e dhunës, sigurimi i shtetit. Është e udhës që e vërteta të mos serviret e përpunuar, por vetë individët, të kenë të drejtën duke marrë kopjen, ta shohë dhe ta analizojë vetë të vërtetën. Pa filtra, pa përpunim. Kjo krijon sipas nesh, atë që quhet proces i hapjes së dosjeve për gjithkënd dhe në favor të gjithkujt. Amendamenti i miratuar përfaqëson dhe disa elemente. Për çështje të sigurisë kombëtare nuk përhapen si informacione, do ngelen në të njëjtin status juridik. Së dyti të sigurohet e drejta e informimit, duke treguar dhe duke i thënë Autoritet të dosjeve se cilat dokumente, dosje individë do të studiojë. Elementi i tretë, hapja e dosjeve ka si qëllim informimin e publikut shqiptar”, tha Alibeaj./albeu.com