Tensionet Kosovë-Serbi, Rama: Gati të punoj me BE-në për të mos lejuar dëmtimin e rajonit

Kryeministri, Edi Rama, mbajti sot një konferencë të përbashkët për shtp me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Joseph Borrell.

Dyshja floën për situatën e tensionuar mes Kosvës dhe Serbisë. Gjatë fjalës së tij Rama tha se ka ardhur koha për shtensionim të situatës. Ai theksoi se Shqipëria është e angazhuar që të punojë me BE në mënyrë që situata në Kosovë mos të ndikojë negativish tek rajoni.

Rama tha se është të punoj me BE-në për të mos lejuar dëmtimin e rajonit.

Rama: Ka qenë një moment shumë i dobishëm biseda që kemi bërë së bashku dhe ka qenë një kënaqësi të flas me presidentin e KE dhe komisionit. Kjo bisedë ka qenë inkurajuese ose fakti që dëgjoj fjalë të mira në këtë proces e për të gjithë reformat e ndërmarra ne do të vijojmë punën dhe jemi gati për të ndërmarrë hapin e radhës por ishte në kënaqësi të ndajmë bashkë opinionet tona. Kjo a të bëje me të gjithë stabilitetin e rajonit dhe ecurinë rajonale. Ne jemi pjesë e një rajoni që ka vuajtur shumë në të kaluarën dhe ngjarjet janë të lidhura ngushtësisht me njëra tjetrën. Ne nuk mund të bëjmë vetëm detyrat e shtëpisë pa pasur parasysh se çfarë po ndodh me fqinjët. Ju falënderoj që keni ndarë me ne gjithmonë e më shumë durim. Konferenca që do të zhvillohet me liderët e dy palëve do të tërheqë vëmendje dhe të mos i lejojë të largohet nga konferenca pa arritur një marrëveshje të përbashkët, të cilën nëse nuk e arrijnë do të ketë pasoja për të gjithë ne. Jam i lumtur që u liruan tre policët dhe duhet të ndërhyjmë në mënyrë urgjente që situata të mos përshkallëzohet. Kemi kaq shumë gjëra për të bërë e kemi bërë shumë por nuk mund të lëmë që e gjithë kështjella që kemi ndërtuar të shembet.

/albeu.com/