Spiropali-Berishës: Ka ardhur koha të përfundosh në kosh

Ministrja, Elisa Spiropali, i është kundërpërgjigjur akuzave të ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili kritikoi mënyrën se si qeveria po trajton situatën e agravuar në veri të Kosovës.

Sali Berisha tha se në dialogun Kosovë-Serbi, Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të implikohet dhe të përzihet në asnjë moment.

Në lidhje me deklaratat e mësipërme, Spiropali, tha se Berishës nuk i intereson atdheu por veç vetja e tij dhe konfliktet përsonale që ai ka për interesat vetjake.

Spiropali tha se ka ardhur koha që Berisha të heqë dorë nga politika dhe të largohet.

Elisa Spiropali: Berisha projekton fajet, gabimet e tij te tjeteri. Është e njohur kjo metodë e vjetër e paraardhësve të tij dhe ne si popull dhe ne e kemi njohur mirë këtë projektim faji. tradhtinë e kanë patur në ball të përpjkjeve të tyre. Kanë përdorur gjuhën më të egër politike. Sali vetëm ajo të ka mbetur që të përfundosh në kosh, ka ardhur koha të përfundosh. Shumë shpejt do dalë nga jeta politike shqiptare. Sa herë i mblidhe laku nga ndërkombëtarët thërret patriotizmin që nuk e dëshmoi kurrë.

/albeu.com/


Shtuar 15.06.2023 13:11