Ylli i Man City dëmtohet dhe “braktis” ndeshjen (VIDEO)

Në momentin që Manchester City do të bazohej te kapiteni i skuadrës ai dëmtohet.

Kevin De Bruyne pati një përplasje të rëndë me futbollistin e Chelseat, Antonio Rudiger.

Mesfushori belg donte të kapte një top, por nuk pa që mbrojtësi erdhi nga prapa.

Futbollisti i Cityt nuk pati kohë për të reaguar dhe u përplas me gjermanin.

Nga goditja e forte lojtarit mjekët hynë menjëherë në fushë por pa rikuperuar lojtarin. De Bruyne u largua nga loja me lot.


Shtuar 29.05.2021 22:42