Ku ka humbur? Prej 10 vitesh në Amerikë, aktori Elvis Pupa rikthehet në Shqipëri (FOTO & VIDEO)

Me siguri të gjithë e kujtoni aktorin Elvis Pupa. Visi më shumë se 10 vite që është larguar nga “Portokalli” dhe rreth 5 vite më parë ai është shkëputur totalisht nga ekrani.

Por ai nuk mungon në rrjetet sociale. Aktori ndiqet nga më shumë se 100 mijë persona. Video të shumta humori ndan edhe krah bashkëshortes së tij e cila duket se i përshtatet në karakterin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

Elvis Pupa dhe Belina Pupa i dhanë fund beqarisë në fillim në shtator të 2010 për të vazhduar jetën e tyre në SHBA ku edhe jetojnë prej vitesh.

Siç e quan veten në “bio-n” e tij në Instagram, “qytetar ibotës”, Elvisi dhe Belinda duket se janë fansa të mëdhenj të udhëtimeve, e më tepër atyre luksoze.

Së fundmi në një video në InstaStory aktori ka treguar se ndodhet në Shqipëri, ndërkohë që partnerja e tij ndodhet me pushime me mikeshat e saj në Australi. Nuk dihet nëse kjo vizitë e tij në atdhe po e rikthen me një projekt të ri apo eshte thjesht për mall./albeu.com/