Rikthehet në ekran Xheision i “Piter Pan”, tani i rritur, tregon emocionet kur hyri në shtëpinë e re (FOTO LAJM)

Xheision Bafti, ishte një nga fëmijët në programin “Piter Pan” i cili mori gjithë vëmendjen në atë edicion.

Të gjithë e thërrisnin “Taramelja”, pasi nuk e shqiptonte dot shkronjën “K”. Xheision fitoi shumë fansa. Ëndrra e tij ishte që kur të rritej ta bënte familjen e tij me një shtëpi të re. Prandaj produksioni ia bëri realitet dhe e bëri me një shtëpi me ndihmën e shqiptarëve.

Së fundmi ai është ftuar në emisionin “Ditë e Re” ai ka treguar emocionet kur hyri në shtëpinë e re.
“Më vjen nostalgji nga videot e mia në Youtube. Kur hyra në shtëpinë e re brenda më prisnin të gjithë fëmijët që ishin me mua të “Piter Pan”, unë i pashë po bëra sikur nuk i pash. Unë po qaja se ishte shtëpi e re. Se shpia që kisha në fshat të binte në kokë.”, tregon Xheison./albeu.com/