Buzë detit, ndërron jetë papritur gruaja në Vlorë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë, ku një shtetase 54-vjeçare ka ndërruar jetë buzë detit.

Sipas burimeve nga policia, dyshohet se gruaja të ketë pësuar infarkt dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasja I. Y., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/