E rëndë/ 3-vjeçarja gjen armën e mbushur në shtëpi, vret motrën 4 vjeçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të SHBA-ve. Një vajzë 3-vjeçare ka ka qëlluar aksidentalisht motrën e saj 4-vjeçare në shtëpinë e tyre në Teksas.

Në momentin e tragjedisë, në shtëpi ndodheshin pesë të rritur , por asnjëri prej tyre nuk po kujdesej për fëmijët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në periferi të Hjustonit.

Siç raportojnë mediet e huaja, vajza duket ka rrëmbyer një armë gjysmë automatike dhe ka qëlluar motrën e saj, e cila ka vdekur para se ambulance të mbërrinte në shtëpi.

Është hera e dytë në Teksas që nga fillimi i vitit që një fëmijë shkakton një tragjedi me armë. Më 3 shkurt në Ëharton, një djalë gjeti armën e nënës së tij dhe qëlloi veten. Në vitin 2023, deri tani janë 58 persona që janë qëlluar aksidentalisht nga armët e mbajtura nga fëmijët. Në rreth 20 raste, ka pasur viktima./albeu.com/