Fredi Beleri arrestohet pas mesnate në Himarë

Kandidati i koalicionit, Bashke Fitojme në Himarë, Fredi Beleri është arrestuar pak pas mesnatës së sotme.

Ai akuzohet për blerje votash. Beleri ndodhej në brendësi të restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua ne polici.

Belerin e kanë shoqëruar efektivë  të SPAK, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë.