“Pavard gati për tu larguar nga Bayern Munich”, gazetari i BILD: Oferta që pret nga londinezët

Gazetari i njohur ju paralajmëroi, kështu që mos u çudisni kur të merrni vesh se Pavard është larguar nga skuadra e Bayern Munich.

Sipas gazetarit të Sport BILD, Christian Falk, francezi mund t’i bashkohet Chelseas, nëse këta të fundit dërgojnë ndonjë ofertë të mirë në drejtim të klubit.

Mbrojtësi duket se nuk është dakord që të vijojë edhe më tutje qëndrimin e tij në “Allianz Arena”, e për rrjedhojë po i shqyrton ofertat që po vijnë në drejtim të tij.

Chelsea është i interesuar që të nënshkruajë sa më shpejt me një mbrojtës të djathtë, kur dihet se Cezar Azpilicueta me shumë gjasë do t’i bashkohet Barcelonës.