U shkarkua nga Rektori, reagon pedagogia Majlinda Keta

Pedagogia Majlinda Keta ka reaguar pas vendimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës për ta shkarkuar atë.

Ajo thotë se shkresa nuk ka asnjë vlerë juridike, dhe i kujton z. Koni se nuk mund ta shkarkojë.

“Shkresa mban absurditete nga më të ndryshmet dhe nuk ka kuptuar që pushimin nga puna nuk e bën rektori. Neni 68, pika 2, neni 76 i rregulluar pas një urdhri të ministres e tregon si vjen masa disiplinore dhe shkarkimi nga detyra i stafit akademik.

I kujtoj rektorit që është një pedagog tjetër është kapur në flagrancë dhe nuk ka mundur ta shkarkojë.

Rektori ka shkruar gjatë por që nuk ka asnjë vlerë juridike. E keqja është që vlefshmërinë dhe ligjesh e vendimeve kolegjiale nuk e vlerëson rektori por ka një Komision Apeli”, thotë Majlinda Keta.

Lidhur me pretendimet se ka shkelur ligjin kur nxori urdhrin për zgjedhjet në universitet, Keta ka thënë.

“Komisioni ynë është transparent dhe është në komunikim me zotin Koni. Jemi të bindur që nuk kemi asnjë shkelje. Pezullohemi me një absurditet dhe pseudo-absurtitetesh”.


Shtuar 6.05.2020 17:14