Depoja e modifikimit të armëve në Yzberisht, policia: Këta janë të arrestuarit, ja nga siguroheshin armët (VIDEO)

Policia e Tiranës ka dalë në konferencë për shtyp pas finalizimit të operacionit në Yzberisht ku u zbulua një depo e modifikimit të armëve të zjarrit.

Nga finalizimi i këtij operacioni janë arrestuar dy persona, Elvis Bakalli dhe Dorian  Kalo.

Po ashtu është sekuestruar një sasi armësh zjarri dhe municioni luftarak.

Nga hetimet dyshohet se këto armë siguroheshin nga persona me të shkuar kriminale dhe shiteshin për kryerjen e veprave kriminale kundër personit”, tha kreu i policisë së Tiranës./albeu.com