Qarku DURRËS/ Sako merr mandatin e dytë, socialistët fitojnë me rreth 10 mijë vota diferencë, shumë pranë fitores në Shijak e Kurbin

Është mbyllur numërimi i votave në Durrës.

Emiriana Sako nga Partia Socialiste fiton me 9.811 vota diferencë, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.

Sakomerr në këtë mënyrë  mandatin  e dytë si kryetare e bashkisë Durrës.

Në Bashkinë e Shijakut janë numëruar 48 nga 54 kuti dhe deri më tani kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 66.16  % të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha është në kuotat e 33.84%.

Në Bashkinë e Krujës ku garojnë socialisti Artur Bushi dhe kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka janë numëruar deri tani 83  kuti nga 92 që janë gjithsej. Bushi i PS kryeson bindshëm me 62.25 % ndërsa Loka me 34.75%.


Shtuar 15.05.2023 18:40

Tags: