“Të rëntë koronavirusi”, mbrojtësi i Romës befasohet nga tifozi adoleshent

Juan Jesus është pjesë e Romës prej verës së vitit 2017. Mbrojtësi brazilian po qëndron në shtëpi, njësoj si të gjithë futbollistët e tjerë. Ofendimet në rrjetet sociale nuk mungojnë kurrë, por një mesazh i rëndë e ka shqetësuar lojtarin verdhekuq.

“Të raftë koronavirusi”, i ka shkruar një tifoz, me shumë mundësi jo i Romës.

28-vjeçari nga Belo Horizonte e ka bërë publik ofendimin e marrë në këtë periudhë të jashtëzakonshme dhe ka zgjedhur të shkruajë këto fjalë.“Në situata si këto, nuk është diçka e mirë të lëxosh komente të tilla, aq më tepër nga një djalosh 15-vjeçar. Çfarë duhet të presim nga e ardhmja kur dikush me gjysmë truri i kësaj moshe bën gjëra të tilla?”, shkruan Juan Jesus.


Shtuar 13.03.2020 21:56