Horror në Bulqizë, gjendet një kufomë e dekompozuar në pyll

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qarkun Dibër, bashkia Bulqizë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në një zonë pyjore është gjetur një kufomë e dekompozuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 13.08.2021, rreth ores 11.05, është marrë informacion se në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, është konstatuar një shtetas pa shenja jete (i dekompozuar).

Vijon puna për identifikimin e trupit të pa jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 13.08.2021 14:36