Fero në pranga! Producenti rrëfen sherrin: Më drejtuan revolen! (FOTO LAJM)

Sot u raportua për një përleshje në mes të reperit të njohur Fero dhe producentit Jetmir Agaj.

Konflikti nisi pasi Fero i kërkoi producentit të angazhohet me një projekt muzikor, por Jetmir Agaj i tha se për momentin është i zënë me punë të tjera.

Feronit Shabanaj dyshohet se në bashkëpunim me truprojën sulmoi producentin në studion e tij muzikore në lagjen Dragodan në Prishtinë.

Dyshohet se një armë është drejtuar fillimisht ndaj Jetmir Agajt dhe më pas ndaj menaxherit të reperit Bardhi, Emeriton Mataj. Vetë Jetmir Agaj në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar ngjarjet. Ai është shprehur se ndodhet në spital ku po bën kontrolle pas lëndimeve të marra.

“Ka ardh në studio dhe ka filluar debatin, i kam thënë që menjëherë do ta raportoj gjithë rastin në polici, nga frika që po reagon dikush tjetër në studio, ia kanë drejtuar me revolen edhe menaxherit të reperit tjetër Bardhit, Emeriton Mataj, unë aktualisht jam në emergjencë duke bërë kontrolle”, u shpreh ai.


Shtuar 29.10.2021 22:38