Kopja e mamit, videon e Ajkës duke kënduar me Xhensilën nuk duhet t’a humbisni (VIDEO)

Një pjesë e madhe e fëmijëve zgjedhin që në të ardhmen të ecin në hapat e prindërve të tyre sa i përket profesionit. Shumë artistë i bëjnë pjesë të kësaj rruge fëmijët e tyre që në vogëli, duke qenë se talenti është diçka që trashëgohet.

Të njëjtën gjë po përpiqet të bëjë edhe Xhensila me më të voglën e shtëpisë Ajkën. Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet duke kënduar me vogëlushen.

Nënë e bijë këndojnë këngën e famshme italiane “Bella Ciao” dhe pavarësisht se është vetëm 3 vjeçe Ajka e ka mësuar përmendësh këngën që tani. Xhensila e udhëheq dhe ajo e ndjek nga pas e ky mund të themi se është dueti m i bukur nënë e bijë.


Shtuar 30.07.2021 19:12