Shorti i Conference League: 8 çiftet dalin nga duart e Altin Lalës, mësoni sfidat

Shorti i Conference League, për 1/8 e finaleve, është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës dhe sipas rregullores, ekipet nga i njëjti kampionati nuk përballeshin dot me njëri tjetrin.

Goglat janë tërhequr nga Altin Lala, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, pasi finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më 25 maj.

Marseille mësoi e para ekipin kundërshtar, zviceranët e BaselLeicester përballet me Stade Rennais, kurse PAOK me belgët e Gent.

Holandezët e Vitesse do kenë përballë RomënPSV Eindhoven danezët e Copenhagen. Goglat për Slavia Praga rezervuan si kundërshtar austriakët e LASK.

Kampionët e Norvegjisë, Bodo/Glimt, sfidohen nga AZ Alkmaar, ndërsa Partizan Beograd ndeshet me Feyenoord.

Sa i takon datave të ndeshjeve, sfidat e para zhvillohen më 10 mars, kurse të kthimit një ditë më pas. / h.ll/albeu.com


Shtuar 25.02.2022 14:31