Shpërthime të tjera në veri të Mitrovicës, policia rrethon zonën

Sërish shpërthime në Mitrovicë. Mediat kosovare bëjnë me dije se një bombë ka shpërthyer në Lagjen e Boshnjakëve. Kjo lagje është e banuar me banorë nga të gjitha komunitete, me shumicë shqiptare.

Njësitet e policisë së Kosovës, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu është bllokuar rruga për qarkullimin e qytetarëve.

Incidentet vijnë pas vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore, raporton Telegraf.


Shtuar 7.12.2022 21:31