As Bora e as Beatrix, Donald Veshaj rikthehet papritur te ish e fejuara në Milano? (FOTO LAJM)

Donald Bora, Donald Bora Beatrix, Beatrix Donald, me siguri janë emrat që keni dëgjuar më së shumti prej muajsh tashmë.
Trekëndëshi i dashurisë më i famshëm në shoëbizin shqiptarë duket se është shuar dhe Donaldi i ka dhënë fund me të dya vajza e famshme edhe pse herë pas here detaje të ndryshme çojnë në dyshime për rikthimin me njërën apo me tjetrën.

Por së fundmi, në Instagramin e Olti Currit sikush shkruan shumë i sigurt se Donaldi është rikthyer të ish e dashura e tij, në Milano.

Veshaj, aktori i cili doli nga Al Pazar, është përfolur edhe kohë më parë për një fejesë që ka pasur para lidhjes me Bora Zemanin. Ai ka qenë i fejuar me një vajzë prej katër vitesh dhe janë ndarë, pak kohë para se ai të lidhej me moderatoren e njohur.

Ish e fejuara e Donaldit është Sara, bukuroshja brune e cila nuk është një personazh publik Sara jeton në Milano dhe është Interior dhe Graphic Dizanjere, shkruan Albeu.com.

Fakti që Donaldi e la për famën supozohet që ta ketë revoltuar Sarën, por nuk rezulton kështu. Sara nuk ka fshirë gjurmët e Donaldit në profilin e sja në Instagram, madje ajo ruan shumë foto me aktorin, që të tjerët i kanë bërë “tag”. Edhe në profilin e saj ndodhet një foto me Romeon që duket se kanë gëzuar një raport shumë të mirë./albeu.com/