Barcelona gati të sakrifikojë Depay, Tottenham e gatshme të provojë

E ardhmja e Memphis Depay duket gjithnjë e më e largët nga Barcelona. Siç raporton gazetari Gerard Romero, klubi katalanas ka marrë një ofertë zyrtare nga Tottenham për transferimin e sulmuesit holandez.

Me ardhjen e Ferran Torres, Aubameyang dhe Adama Traore dhe me synimin e klubit për të marrë disa para të konsiderueshme, Depay është numri një për t’u sakrifikuar.

28-vjeçari ka shënuar 10 gola në 27 ndeshje për Barcelonën./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.03.2022 16:42