Samiti i BE, Berisha: Goditje fatale për “Ballkanin e Hapur” dhe planet e Vuçiçit, Ramës e Sorosit

Ditën e sotme ish-kryeminstri Sali Berisha po zhvillon një takim me banorët e Njësisë 5 në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij ai foli mbi Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Shqipëri.

Berisha e quan këtë si një nder i papërsëritshëm për Shqipërinë, përzgjedhje gjeostrategjike e rëndi strategjike me të cilën Europa i thotë Putinit e të tjerëve se Shqipëria është territori ynë dhe harroni se mund të keni ambicie të tjera

Sali Berisha: Më datën 6 dhjetor mblidhen në Tiranë liderat e BE dhe ato te Ballkanit Perëndimor. Ky është nder i papërsëritshëm për Shqipërinë, përzgjedhje gjeostrategjike e rëndi strategjike me të cilën Europa i thotë Putinit e të tjerëve se Shqipëria është territori ynë dhe harroni se mund të keni ambicie të tjera. Samiti në rrafshin strategjik, në interes absolut të shqiptarëve dhe i jep goditje të rëndë e fatale projektit të Vucicit, Ramës dhe vasalit të tij tjetër në Shkup, projekt i Ballkanit të Hapur i mbështetur haptas nga Lavrov, e jo më pak nga Soros e pasardhësi i tij Aleksis.
Edhe në këtë kontekst, samiti është i mirëpritur”, tha Berisha.

Kujtojmë se Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve për një protestë më 6 dhjetor tek “Dëshmorët e Kombit” ndonëse policia nuk i ka dhënë leje për zhvillimin e saj në disa rrugë kryesore të kryeqytetit për shkak sigurie.