Rusia publikon pamje, hedhja e raketave nga Deti i Zi drejt Ukrainës

Rusia ka publikuar më shumë imazhe nga lëshimi i raketave në Detin e Zi. Një video e publikuar nga ministria ruse e mbrojtjes tregon katër raketa me precizion të lartë të lëshuara kundër “objektivave të infrastrukturës ushtarake” brenda Ukrainës.

Ministria po përpiqet të tregojë se pavarësisht fundosjes së anijes kryesore Moskva javën e kaluar, flota e saj e Detit të Zi ka ende aftësinë për të goditur objektiva thellë brenda vendit.

Por teknologjia precize nuk është garanci për goditje precize, shkruan BBC.

Pesë raketat që goditën qytetin perëndimor të Lviv të hënën besohet se ishin gjithashtu raketa të tipit Kalibr. Njëra prej tyre shkatërroi një servis për riparimin e makinave, duke vrarë disa punëtorë brenda, të cilët po pinin kafen e mëngjesit./albeu.com


Shtuar 22.04.2022 19:05