Me Ragnick, te Milani vijnë edhe 3 super futbollistë

Është ende në pikëpyetje nëse Ralf Rangnick do të marrë drejtimin e Milanit sezonit e ardhshëm. Për momentin mes palëve ka patur vetëm disa diskutime.

Por nëse Rangnick ulet në stolin e kuqezinjëve, atëherë bashkë me të te klubi kuqezi do të vinë edhe 3 futbollistë të Leipzig. Bëhet fjalë për mbrojtësin Upamecano, mesfushorin spanjoll Dani Olmo dhe sulmuesin Timo Werner.

Kostoja e tyre do të jetë 130 milionë euro blerje që do të financohen nga shitja e dy yjeve të skuadrës kapitenit Romagnoli dhe portierit Gigio Donnarumma.


Shtuar 19.04.2020 11:48