Në cilat dasma nuk do të këndonte kurrë? Rovena Ibrahimi e thotë troç

Rovena Ibrahimi është një nga këngëtaret popullore më të dashura nga publiku. Ajo ka vite në skenë dhe suksesi i saj mbetet po i njëjtë.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Rovena tregoi se përveç muzikës folk, ka tentuar edhe këngën e lehtë. Ajo madje ka zbuluar se punon edhe në Teatrin e Vlorës, ku dhe jeton.

“Unë do vazhdoj të jetoj në Vlorë, të gjithë më thonë pse nuk jeton në Tiranë. Po nuk kam ndërmend, jam mirë kështu si jam. Tani që edhe rruga nuk është më aq larg siç ishte dikur.

Unë kam marr pjesë te Top Fest 1 me dëshirën e mirë, se ishte një festival që bëri bujë, ashtu siç pritej. Kjo nuk është hera e parë që unë tentoj muzikën e lehtë, përveç asaj popullore.

Po të vësh re gjithë ecurinë time, nuk kam bërë kompromise, unë e dua muzikën folk. Mendoj që natyra ime e të kënduarit është te kjo pjesë. E dua, nuk e kam bërë për hatër të diçkaje”, tha Rovena.

Më tej, e pyetur se në cilat dasma nuk do të këndonte, ajo theksoi se kur bëhet fjalë për ato me tradita ndryshe nga jugu.

“E di cilat janë dasmat që nuk i marr përsipër? Marrim një shembull, është një dasmë në Vlorë dhe krushqit janë nga Shqipëria e Mesme dhe ne mundohemi që kur vijnë ata t’i kënaqem. Kur mbaron dasma më marrin në telefon dhe më thonë do vish. Unë nuk pranoj se nuk di ta bëj atë gjë, ka këngëtarë që e bëjnë shumë mirë atë gjë, këndojnë shumë mirë për shembull muzikën e veriut”, u shpreh Rovena.


Shtuar 21.03.2022 13:59