Aksident në Tiranë, makina përplaset me autobusin dhe një mjet tjetër

Një autobus i linjës së “Unazës” është përfshirë në në një aksident mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se autobusi është përplasur nga një makinë në rrugën “Bardhyl”.

Nuk raportohet për të plagosur, por vetëm për dëme materiale.

“Më datë 05.09.2023, në Rrugën Bardhyl, shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

 


Shtuar 5.09.2023 21:56