Muzikën apo futbollin? Historia e Toko-Ekambi

Karl Toko-Ekambi nuk dëshiron të ndalet më. Tashmë dhjetë gola nga fillimi i sezonit dhe paraqitje mbresëlënëse për sulmuesin kamerunian që vesh fanellën e Lionit . Ai kujton të kaluarën dhe mësoi nga gabimet dhe zgjedhjet e tij të këqija. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç ai e kishte lënë futbollin për t’u përqendruar në studimet e tij dhe për të kënaqur mamanë. Gjuri nuk ishte shumë i qëndrueshëm dhe bota e futbollit dukej shumë më e madhe se ai. Ai u hodh në muzikë, duke krijuar një grup rap me miqtë e tij. Por kënga e jetës së tij do të jetë për futbollin. Tani që është 29 vjeç, ai shënon dhe e çon Lyonin lart në Evropë (është golashënuesi më i mirë në Europa League me 6 gola pas katër ndeshjeve të para).

Karl Toko-Ekambi lindi në Paris, në një familje kamerunase. Ai luajti në sektorin e të rinjve në Paris FC , ekipi i dytë i kryeqytetit francez. Në moshën 16 vjeçare kapja e parë e topit me kokë, në momentin e kërcimit të parë cilësor, gjuri i bën dredhi . Një brishtësi që madje e bind të braktisë ëndrrën e futbollit dhe të përqendrohet te studimet dhe  muzika , pasioni tjetër i tij i madh. Me disa nga shokët e tij ai themeloi një grup rep , të quajtur ” MZ “. Ai zgjedh emrin e artit MC-Loka, dhe fillon të bëhet i njohur në zonë nën tingujt e stilit të lirë dhe lokaleve. Repi është ëndrra tjetër e tij e madhe,librat e shkollës janë dëshira e mamasë. Megjithatë, në mes është gjithmonë futbolli .

 

Teksa përparon metrikën dhe rimat e tij, dy herë në javë ai vazhdon të stërvitet dhe të luajë me një ekip amator.

 Me amatorët luajta pa presion dhe u ndjeva i qetë. Në atë periudhë e lashë veten dhe fillova ta kuptoj plotësisht talentin tim. Luajta spontanisht dhe kjo më lejoi të përmirësohesha shumë, në driblim dhe në dëshirën për të marrë iniciativën ”.

Ajo që mbeti ishte të rifitohej talenti i sapogjetur për t’u kthyer në skenë dhe për t’u përpjekur të hidhej në botën e profesionistëve.

 

Ai e bind veten të provojë sërish me futbollin. Kthehet në Paris FC dhe zgjedhja do të jetë e duhura. Ai mbyll rrethin e parë të rinisë, duke vënë në praktikë vite mësimi që e kanë bërë të fitojë përvojë. Largohet nga MZ  dhe i përkushtohet vetëm futbollit . Gjuri është më i fortë dhe karakteri i tij më i pjekur. Dhe mbërrijnë thirrjet e para të rëndësishme: Sochaux në Ligue 2. Angers në Ligue 1, Villarreal në Liga dhe më në fund, Lyon  . Ngjitja është e jashtëzakonshme. Ndërkohë, ish-kolegët e tij të MZ -së  u bënë të  arta , me albumin e tyre “La Dictature”, i publikuar në vitin 2016. Por Toko-Ekambi tani synon më shumë trofe.

Dy vera më parë ai ëndërronte gjithashtu të fitonte Ligën e Kampionëve me Lionin: ai u vu në shënjestër të tifozëve të tij për një gol të humbur në gjysmëfinale kundër Bayern Munich . Një veprim shumë i ngjashëm me atë të Gilardinos në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2006 kundër Gjermanisë: depërtim në zonën e rreptësisë, mbrojtësi i fundit i humbur, gjuajtje, driblimin e portierit dhe goditja e topit në shtyllë . Një mundësi që mund të kishte ndryshuar skenarët e një viti me luhatje në Lyon (vendi i 7-të në ligë, dhe gjysmëfinalet e Champions League). Por ai tashmë është mësuar të marrë qortime dhe të fillojë përsëri. Dhe kur gabon, shpesh di të kthehet me një pajisje shtesë. Në një notë më të lartë.

Sot MZ nuk ekziston më. Grupi u shpërtheu. Në vend të kësaj, Toko-Ekambi vazhdon ngjitjen e tij . Tani ai po e çon Lyonin në krye, madje edhe në Evropë . Vitin e kaluar ai u çiftua me Memphis Depay (një tjetër fans i madh i repit). Këtë vit ai është bërë solist, në çdo kuptim: në vendin e parë në ‘Top Hits’ të Ligës së Evropës është ai me gjashtë gola, dhe të tjerët për t’u ndjekur. Si çift apo vetëm Toko-Ekambi bën gjithmonë diferencën . Dhe muzika nuk ndryshon. /h.ll/albeu.com


Shtuar 16.11.2021 15:15