Dyshohet se përdhunoi të dashurën, arrestohet 26-vjeçari nga Laçi

Një 26-vjeçar është arrestuar në Toranë, pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. N., 26 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëa së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia.

 


Shtuar 14.06.2023 12:20