Vdekja e nënës me dy vajzat në Fushë-Arrëz, zbulohet shkaku i ngjarjes

Zbulohet shkaku i vdekjes së nënë me dy vajzat e saj në Fushë-Arrëz.

Ngjarja ka ndodhur is pasojë e një defekti elektrik ne lavatriçe.

Për shkak të defektit lavatriçja ka përcjellë energjinë elektrike dhe ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy vajzave dhe nënës.

Kujtojmë se tragjedia ndodhi në Fushë Arrëz, ku nëna me dy vajzat përkatësisht 19 dhe 16 vjeçare, kanë ndërruar jetë pas një kontakti me rrymën elektrike.

Njëra nga vajzat ka qenë duke u larë në dush, kur ra në kontakt me rrymën elektrike. Motra e saj ka ndërhyrë ta ndihmojë, por mësohet se edhe ajo ka humbur jetën sapo ka prekur dorezën e tualetit. Në përpjekje për të shpëtuar vajzat, ka humbur jetën edhe nëna e tyre, 43-vjeçare./albeu.com