“Tapë” në timon përplaset me bordurën anësore në aksin Tiranë – Elbasan, 5 makina përfshihen në aksident: Disa të lënduar

 

Një aksident zinxhir ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë- Elbasan, në zonën e quajtur Dobaj.

Si pasojë e këtij aksidenti ka disa të lënduar dhe dëme materiale.

Mësohet se drejtuesi nën efektin e alkoolit është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas në aksident janë përfshirë  edhe 4 makiina të tjera.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spital, ndërsa gjendje tyre shëndetësore nuk dihet/albeu.com