VIDEO/ Debati me Aida Shtinon për paratë e Xhinos, Kozaku jep “zgjidhjen e tij”

Xhino Merkohasani është një 37-vjeçar i cili pas një aksidenti në vitin 2021, ka mbetur invalid.

Rasti u bë publik për mediat në emisionin e Aida Shtinos. Familja e Xhinos, në pamundësi ekonomike bëri thirrje publike për ndihmë.

Ditën e djeshme, Albeu.com raportoi se Aida Shtino akuzohet nga familja e Xhinos se i ka vjedhur ndihmat që shqiptarët i kanë dhuruar.

“Kur i kërkova lekët që ishin mbledhur nga shqiptarët për Xhinon, më tha që ishin mbledhur vetëm 300 mijë lekë me të cilat pagova ambulancën”, thotë nëna e Xhinos për Aida Shtinon në një video LIVE në TikTok me personazhin e njohur të këtij rrjeti social, Kozaku.

Ky i fundit, pas debatit ka ofruar një zgjidhje tjetër.

Në Instagramin e tij, Kozaku ka shpërndarë linkun e ri të një llogarie “GoFundMe” dhe i bën thirrje shqiptarëve që të ndihmojnë sadopak Xhinon. Ai gjithashtu i bën thirrje ndjekësve të tij që ta shpërndajnë sa më shumë këtë link në mënyrë që ndihma të jetë e madhe.

Ditën e djeshme, lidhur me akuzat reagoi edhe Aida Shtino.

Përmes një postimi në Instagram, Shtino thotë se këta njerëz nuk duhet të ndihmohen, pasi ata janë ashtu vetëm e vetëm prej veprimeve të tyre që kanë bërë në këtë jetë.

Postimi i poltë i Aida Shtinos:

Njerzit më të këqinj në këtë botë janë MOSMIRNJOHËSIT dhe sigurisht ZOTI di se çfarë bën me ta. I ka lënë ose i çon aty ku ata e kanë vendin, që të përjetojnë në jetë pasojat e gabimeve fatale që kanë bërë më parë…

Nëse ne duam ti ndihmojmë i Madhi ZOT na tregon , se këta njerëz nuk duhet të ndihmohen, pasi ata janë ashtu vetëm e vetëm prej veprimeve të tyre, që kanë bërë në këtë jetë… Tani ne a duhet të dalim mbi planin e ZOTIT për ta, duke i ndihmuar…si mendoni…?

Në fakt ata edhe pse kalojnë keq, kur dikush përpiqet ti ndihmojë, sërish helmojnë dhe sa keq që nuk kanë venë mend…në fakt kjo është natyra e tyre nuk ndryshojnë dot…Ata janë mësuar të helmojnë, sepse vetëm atë gjuhë dinë, nuk dinë gjuhë tjetër…
Këtu më kujtohet diçka…

Një njeri i mirë pa një gjarpër që kishte rënë në zjarr dhe u përpoq ta ndihmonte e ti shpëtonte jetën. Gjarpri sapo doli nga zjarri ju vërsul që ta kafshonte. Njeriu i mirë i tha , po unë të shpëtova jetën e ti më kafshon…? Dhe gjarpëri ju përgjigj, nuk duhej të më shpëtoje, sepse unë isha për një arsye në zjarr, përndryshe kjo është natyra ime të helmoj e të kafshoj njerëz të mirë…

Atëherë njeriu i mirë e hodhi sërish në zjarr dhe kështu shpëtoi prej tij… Pra përfundimin nxirreni vetë… Ditë të mbarë o njerëz të mirë !


Shtuar 7.09.2023 10:10